Tiranë, sot protestë në mbështetje të çlirimtarëve – 60 autobusë nisen nga Kosova
Sot në orën 17:00, në kryeqytetin shqiptar do të mbahet një protestë e madhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Sipas njoftimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, rreth 60 autobusë janë nisur nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt Tiranës për të marrë pjesë në këtë tubim.
Protesta organizohet si reagim ndaj, siç thuhet, padrejtësive që po u bëhen ish-udhëheqësve të UÇK-së në proceset gjyqësore në Hagë.
Ngjarje të ngjashme mbështetëse janë zhvilluar edhe më herët, si në Prishtinë ashtu edhe para Gjykatës Speciale në Hagë.










