Osmani takon kryemyftiun Tërnava, diskutojnë rolin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, si dhe për traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për ta kultivuar atë më tej.
Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame në ruajtjen e harmonisë ndërfetare, duke e cilësuar atë si një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model për rajonin.
Ajo theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.










