Mitrovicë: Verifikohet 74% e vendvotimeve – Tahiri i PDK-së udhëheq me 50.04%, Peci i VV-së me 45.76%
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë deri më tani janë verifikuar 74.29% të vendvotimeve, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Nga votat e verifikuara në garën për kryetar të Komunës së Mitrovicës, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, po prin me 50.04% të votave të fituara.
Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Faton Peci, me 45.76% të votave, ndërsa Gëzim Plakolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 3.41%.
Ndërkohë, në garën për Kuvendin Komunal të Mitrovicës, pas procesimit të 74% të votave, PDK kryeson me 41%, e ndjekur nga Vetëvendosje me 22% të votave.










