Dogana e Kosovës sekuestron 41 pajisje elektronike të padeklaruara në Prishtinë
Njësitë e Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një aksion kontrolli në një subjekt ekonomik në Prishtinë, ku gjatë inspektimit është zbuluar një kasafortë e fshehur në bodrumin e objektit, e mbuluar me pako. Pas hapjes së saj, zyrtarët doganorë kanë gjetur dhjetëra telefona të rinj të padeklaruar.
Sipas njoftimit të Doganës, subjekti nuk ka paraqitur asnjë dokument që dëshmon origjinën apo importin e ligjshëm të pajisjeve.
Në total, janë sekuestruar 41 pajisje elektronike të reja, përkatësisht:
19 telefona inteligjentë Samsung Galaxy A26 5G 21 telefona inteligjentë Samsung Galaxy A16 1 tablet Samsung Galaxy Tab A9+ 5G
Dogana ka bërë të ditur se sekuestrimi është kryer në përputhje me procedurat ligjore dhe është përpiluar dokumentacioni përkatës për rastin.











