Pas takimit me Osmanin, Ursula von der Leyen takohet me Kurtin në Kuvendin e Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Takimi po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës, ndryshe nga praktika e zakonshme ku Kurti pranon zyrtarët ndërkombëtarë në objektin e Qeverisë.
Më herët gjatë ditës, von der Leyen është pritur në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Vizita e saj në Prishtinë është pjesë e turit rajonal në Ballkanin Perëndimor, ku po diskutohen proceset e integrimit evropian dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit.










