Policia sekuestron tri armë pas të shtënave në një aheng familjar
Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë zjarri pas një informate për të shtëna që janë dëgjuar mbrëmjen e 14 tetorit 2025.
Sipas njoftimit, rasti është raportuar në Stacionin Policor Jugu, pas së cilës njësitet policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe kanë identifikuar vendin e ngjarjes.
Në një aheng familjar, policia ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një gëzhojë, dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe 44 fishekë.
Ndaj një të dyshuari është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.












