Osmani njofton emisaren britanike për ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet e 12 tetorit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ku temë kryesore ishte procesi i zgjedhjeve të 12 tetorit.
Gjatë takimit, Osmani ka informuar emisaren britanike për ndërhyrjet e paligjshme të Serbisë në procesin zgjedhor, duke theksuar se një sjellje e tillë “destabilizuese” kërkon një përgjigje të bashkuar nga partnerët ndërkombëtarë.
“Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një përgjigje të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë,” deklaroi presidentja Osmani.
Në takim u diskutua gjithashtu për formimin e qeverisë së re dhe për thellimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.










