#Lajme

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec – dyshohet për keqpërdorim detyre

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e përkohshëm të dy zyrtarëve të Stacionit Policor në Rahovec, që veprojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sipas IPK-së, dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Hetimet po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

Ky rekomandim, sipas njoftimit, është bërë për të parandaluar ndikimin në procesin hetimor dhe për të garantuar paanshmërinë e hetimeve ndaj zyrtarëve policorë të dyshuar.