#Lajme

Plagosje me armë në Gllogoc: farmacisti B.K. qëllohet në këmbë brenda barnatores “Burimi”, autori në arrati

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Gllogocit, ku një farmacist është qëlluar brenda barnatores së tij “Burimi”.

Ngjarja ka ndodhur më 13 tetor 2025, rreth orës 19:00, në rrugën “Antigone Fazliu”. Sipas policisë, viktima B.K. ka deklaruar se është qëlluar nga një person i panjohur brenda ambientit të punës së tij.

Ai ka pësuar plagë në këmbën e djathtë, afër gjurit, dyshohet nga pistoletë, dhe është dërguar menjëherë në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejshëm, nën kujdesin e policisë.

Pas incidentit, dera e barnatores është gjetur e mbyllur me çelës nga brenda, ndërsa njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Autori i dyshuar është në arrati, ndërsa policia ka nisur kërkimet dhe po zhvillon hetime intensive për zbardhjen e plotë të rastit.

Plagosje me armë në Gllogoc: farmacisti B.K. qëllohet në këmbë brenda barnatores “Burimi”, autori në arrati

Von der Leyen: BE do të ndërtojë