#Lajme

Trump mbërrin në Sharm el-Sheikh për nënshkrimin e marrëveshjes Izrael–Hamas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Egjipt për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit.

Ceremonia do të zhvillohet në qytetin bregdetar Sharm el-Sheikh, i njëjti vend ku javën e kaluar përfaqësues nga Izraeli, Hamasi dhe SHBA finalizuan marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.