Arrestohet Fatmir Sheholli për spiunazh, Sveçla: “Koha e spiunëve të Serbisë ka përfunduar”
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë, ka arrestuar Fatmir Shehollin nën dyshimin për përfshirje në veprimtari spiunazhi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rasti përbën një nga kërcënimet më serioze ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të vendit. Ai shtoi se individë të tillë kanë pasur qasje në hapësira mediatike dhe kanë bashkëpunuar me akterë që synojnë të minojnë shtetin.
“Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis,” deklaroi Sveçla.










