Osmani përshëndet marrëveshjen për paqe mes Izraelit dhe Hamasit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për paqe midis Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për stabilitetin në Lindjen e Mesme.
Reagimi i saj vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi mbrëmë pas mesnate nënshkrimin e fazës së parë të planit të paqes.
Osmani vlerësoi lidershipin dhe angazhimin e administratës amerikane për të sjellë paqe të qëndrueshme, duke theksuar se përpjekjet e tyre synojnë t’i japin fund vuajtjeve të brezave të tërë të njerëzve të pafajshëm në rajon.










