#Botë

Trump njofton nënshkrimin e fazës së parë të Planit të Paqes mes Izraelit dhe Hamasit

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të Planit të Paqes, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt përfundimit të konfliktit në Gaza.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha se marrëveshja parasheh lirimin e të gjithë pengjeve dhe tërheqjen e trupave izraelite, duke theksuar se “të gjithë do të trajtohen barabartë”.

Edhe pse ende nuk janë publikuar detaje zyrtare për përmbajtjen dhe afatet e zbatimit të marrëveshjes, deklarata e Trump ka shkaktuar reagime të menjëhershme ndërkombëtare dhe ka shtuar pritjet për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në rajon.