Të shtëna me armë në një aheng familjar në Radac të Pejës, policia sekuestron armën dhe gëzhojat
Një incident me armë zjarri ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Radac të Pejës, gjatë një ahengu familjar (fejesë), ku janë dëgjuar disa të shtëna që kanë shqetësuar banorët përreth.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, rasti është raportuar më 4 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën “Ozman Zekaj”. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë patrullat policore, njësia e hetimeve dhe krim-tekniku i stacionit të Pejës.
Në oborrin e shtëpisë ku po mbahej ahengu, policia ka gjetur katër gëzhoja kalibër 9 mm, të cilat janë sekuestruar si prova materiale. Pronari i shtëpisë, N. Xh., është njoftuar për rastin, ndërsa N. Xh., rreth 52-vjeçar, është paraqitur në vendngjarje duke pranuar se arma ishte në pronësi të tij dhe se e posedonte me leje zyrtare.
Policia ka konfiskuar armën dhe gëzhojat, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për intervistim në stacionin policor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe mënyrën e përdorimit të armës.











