Erdogan: Lirimi i pengjeve nga Hamasi, një pikë kthese e mundshme për paqe në Lindjen e Mesme
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar planin e paqes të propozuar nga Donald Trump si një mundësi për ndryshim historik.
Në një deklaratë të cituar nga SkyNews, Erdogan vlerësoi vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet izraelite, duke theksuar se ky hap tregon gatishmërinë për paqe. “Kështu është hapur një dritare mundësie për paqe të qëndrueshme në rajonin tonë”, tha ai.
Kreu i shtetit turk u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi në këtë moment të ndjeshëm, duke i kërkuar njëkohësisht Izraelit që të ndalojë bombardimet në Rripin e Gazës.
“Izraeli tani duhet të ndalojë bombardimin e Gazës dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të veprojnë me ndjenjë përgjegjësie”, u shpreh Erdogan.










