#Lajme

Kuvendi jofunksional, pritet vendimi i Kushtetueses

Kuvendi i Kosovës mbetet jofunksional deri në publikimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet në fillim të javës së ardhshme.

Njohësit e së drejtës kushtetuese paralajmërojnë se vendimi duhet të zbatohet, përndryshe mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare.

“Vendimi është i qartë: Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa nënkryetarin nga komuniteti serb,” tha analisti Artan Muhaxheri.

Sipas Vullnet Bugaçkut nga IKD, mbetet të sqarohet nëse do të ketë rivotim për nënkryetarët e komuniteteve joshumicë apo vetëm zgjedhje të nënkryetarit serb brenda afatit ligjor.

Derisa të merret vendimi i Kushtetueses, Kuvendi mbetet i bllokuar.