Nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në bunar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Lubeniq të Pejës, ku një i ri ka rënë në një bunar që po hapej pranë varrezave të fshatit.
Pas disa orësh kërkime, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të viktimës.
Policia e Pejës ka konfirmuar rastin, ndërsa bëhet e ditur se i ndjeri është mbi 30 vjeç dhe quhej A. P.











