Osmani takohet me Clintonin në Nju Jork, ndajnë rrëfimin e Kosovës nga çlirimi deri sot
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Nju Jork me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se gjatë këtij takimi ndau së bashku me Clintonin rrëfimin e Kosovës nga çlirimi e deri më sot, para një audience ndërkombëtare.
“E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara”, shkroi ajo.








