#Lajme

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e dëmton Kosovën ndërkombëtarisht

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka paralajmëruar se kriza politike po e lë Kosovën pa zë të besueshëm në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon procese kyçe, si buxheti dhe reformat.

Ai u bëri thirrje partive që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të mundësojnë funksionimin e institucioneve, duke theksuar se nëse kjo nuk ndodh, zgjedhjet e reja mbeten opsion.

Hargreaves e cilësoi si shqetësuese ngecjen e dialogut me Serbinë, duke insistuar që Millan Radoiçiq dhe autorët e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë. Për integrimin e institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë, ai tha se zgjidhja duhet të gjendet përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe, brenda kornizës ligjore të Kosovës.

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e dëmton Kosovën ndërkombëtarisht

AUV: Peshku i ngrirë i sigurt për