#Lajme

Kamenicë: Ndalet autoambulanca me targa të Serbisë, hyri ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar të premten një autoambulancë me targa të Serbisë në fshatin Kapi të Kamenicës, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas raportit të Policisë, në autoambulancë gjendeshin shoferi, një pasagjer dhe dy pacientë. Ata janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.