Mitrovicë e Veriut: Arrestohen tre persona për vjedhjen e një trotineti në Vushtrri
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Mitrovicën e Veriut, në lidhje me një rast vjedhjeje të raportuar më 19 shtator në Vushtrri.
Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe ndaluar tre meshkuj kosovarë, të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Gjatë hetimeve është gjetur edhe trotineti i vjedhur, i cili pas procedurave përkatëse i është kthyer pronarit.
Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që ndaj tyre janë iniciuar raste penale për: Vjedhje, Ndihmë në kryerje të veprës penale si dhe Blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara nga vepra penale.
Hetimet pritet të vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.











