#Lajme

Osmani takohet me Presidentin e Senegalit në New York, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, në kuadër të vizitës së saj në New York. Dy liderët kanë biseduar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha strategjike.

Përmes një postimi në Facebook, Presidentja Osmani ka theksuar se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Senegalit përfaqëson një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, i cili do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në New York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike. 🇽🇰🇸🇳 Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkroi Osmani.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *