#Lajme

Osmani takim me Kaja Kallas në New York, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Gjatë vizitës së saj në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, ndërsa Osmani theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një ndër prioritetet kryesore të Kosovës.

Ajo përsëriti kërkesën për heqjen e masave të vendosura nga BE-ja, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të dëmshme për qytetarët e Kosovës.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”, theksoi Osmani.