Sveçla: Serbia po shkel hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se kohëve të fundit Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve.
Ai tha se herë pas here janë evidentuar lëvizje të paautorizuara të dronëve mbi territorin e Kosovës, ndërsa konfirmoi se janë identifikuar disa raste konkrete.
I pyetur nëse kjo ka ndikuar në vendimin e KFOR-it për shpalljen e zonës së KEK-ut “zonë të ndaluar për fluturime”, Sveçla nuk dha përgjigje direkte, por theksoi se autoritetet kosovare vazhdimisht ndërmarrin hapa për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
“Ne vazhdimisht kërcënohemi nga Serbia dhe kohëve të fundit kemi parë lëvizje të paautorizuara që përmes dronëve shkelin hapësirën tonë ajrore”, u shpreh ai.








