#Lajme

Në dyvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut, mbahen homazhe dhe akademi përkujtimore

Sot po zhvillohen aktivitete përkujtimore në nder të dyvjetorit të rënies heroike të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Nën patronatin e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ceremonitë kanë nisur me homazhe pranë varrit të heroit, ku morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri Sveçla dhe drejtori Hoxha.

Më pas, në orën 15:00, do të mbahet akademia përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Afrim Bunjakut, ku do të nderohet sakrifica dhe përkushtimi i tij ndaj vendit dhe komunitetit.