Shoqatat e luftës dhe të burgosurit politik ftojnë partitë në tryezë për zgjidhjen e ngërçit politik
Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, Shoqëria Lëvizja, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së kanë ftuar partitë parlamentare në një tryezë politike me temë “Konsolidimi i mekanizmave shtetërorë – zgjidhje e ngërçit politik”.
Takimi do të mbahet më 24 shtator 2025, nga ora 11:00, në selinë e Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Prishtinë.
Sipas organizatorëve, qëllimi i tryezës është adresimi i situatës aktuale politike dhe ndërtimi i unitetit e stabilitetit në vend. Shoqatat theksojnë se konsolidimi i institucioneve është thelbësor për mbrojtjen dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës përballë sfidave të brendshme dhe të jashtme.











