#Lajme

IKSHPK: Uji në Badoc mbetet i pa sigurt për pije, pavarësisht uljes së manganit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se uji i pijshëm në zonën e Badocit ende nuk është i sigurt për konsum, për shkak të përqendrimeve të larta të manganit.

Sipas rezultateve laboratorike, edhe pse është shënuar një ulje e ndjeshme e vlerave, niveli maksimal i matur prej 0.067 mg/L vazhdon ta tejkalojë normën e lejuar prej 0.05 mg/L, të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021.

IKSHPK ka theksuar se për të mbrojtur shëndetin e popullatës, uji në këtë zonë nuk duhet të përdoret për pije dhe se monitorimi i rregullt do të vazhdojë. Qytetarët, sipas institutit, do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri.