BE uron Ramën dhe kabinetin e ri: Shqipëria mund të mbyllë negociatat deri në 2027
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e rinj për marrjen e detyrës.
Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Delegacionit në Facebook, theksohet se Shqipëria ka mundësinë të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027, nëse vijon me reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave. Shqipëria mund të arrijë objektivin për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027. Presim të punojmë me të gjithë aktorët shqiptarë për këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve,” thuhet në deklaratë.











