#Lajme

John Duncan, ish-këshilltar i Wesley Clark, dëshmon në Hagë në mbrojtje të Thaçit

Në Gjykatën Speciale të Hagës ka nisur dëshminë diplomati britanik John Duncan, ish-këshilltar i komandantit të NATO-s, Wesley Clark. Ai është dëshmitari i tretë në mbrojtje të Hashim Thaçit, pas James Rubin dhe Paul Williams.

Mbrojtja po kundërshton akuzën për “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”, ndërsa gjyqtarët janë fokusuar te struktura e UÇK-së. Rubin deklaroi se UÇK-ja nuk ka pasur brigada apo njësi të organizuara ushtarakisht, ndërsa komunikatat e saj ishin kryesisht propagandë. Williams shtoi se organizimi ka qenë mbi baza rurale dhe autoritet tradicional, prandaj komandantët lokalë u përfshinë në procesin e Rambujes.

Dëshmia e Duncan pritet të zgjasë tri ditë.