Bajrami i reagon Muratit: Flisni edhe për inflacionin, jo vetëm për rritjen ekonomike
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili publikoi të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës duke thënë se ekonomia e vendit po rritet, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka kërkuar që Murati të japë përgjigje edhe për nivelin e inflacionit, duke e krahasuar me vitin e kaluar.
“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në gushtin e vitit 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar ajo.










