38 aksidente trafiku në 24 orë, mbi 2 mijë e 500 gjoba nga Policia
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 38 aksidente trafiku, prej tyre 25 me persona të lënduar dhe 13 me dëme materiale, pa asnjë rast me fatalitet.
Në kuadër të masave për siguri në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 571 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 22 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje.











