Aksident zinxhir në Zhur, tre persona të lënduar
Një aksident zinxhir ka ndodhur sot në fshatin Zhur të Prizrenit, në drejtim të pikëkalimit kufitar në Vërmicë, ku janë përfshirë tetë automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se rruga është bllokuar përkohësisht, ndërsa qarkullimi po zhvillohet përmes rrugëve alternative. Ai ka apeluar tek shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë në trafik.
Policia njofton se detaje të tjera do të bëhen të ditura pas raportimeve shtesë nga autoritetet kompetente.










