#Sport

Edon Zhegrova për herë të parë në listën e Juventusit, ftohet për ndeshjen me Dortmundin

Futbollisti kosovar Edon Zhegrova është ftuar për herë të parë nga Juventusi për një ndeshje zyrtare. Trajneri Igor Tudor e ka përfshirë atë në listën e lojtarëve përballë Borussia Dortmundit në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

Ftesa e 26-vjeçarit erdhi si befasi, pasi ai ishte duke ushtruar për rikthimin e tij në fundjavë në Serie A kundër Veronës. Megjithatë, përballë Dortmundit pritet të jetë të paktën në bankën e rezervistëve.

Sfida mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit zhvillohet sonte në Torino, duke filluar nga ora 21:00.