#Lajme

Avni Arifi: Kurti është “veteran i rremë”, u arrestua duke parë Deutsche Welle

Ish-diplomati Avni Arifi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar atë si “veteran të rremë”.

Në një intervistë në emisionin Rubikon, Arifi tha se Kurti po flet për lista të rreme të veteranëve të luftës, ndonëse sipas tij nuk ka qenë pjesëmarrës në luftë. Ai theksoi se Kurti ishte arrestuar nga policia serbe në vitin 1999 në banesën e tij, teksa po shikonte Deutsche Welle.

“Ka mundur të jetë pjesëmarrës ose i internuar, pasi ka qenë në zyrën e Adem Demaçit, dhe kontribut të tillë kanë dhënë shumë. Por, komandant? Ai po flet për lista të rreme, kur vetë ka qenë veteran i rremë, luftëtar. Është burgosur duke parë Deutsche Welle në banesë”, deklaroi Arifi.