#Lajme

Veteranët e UÇK-së takojnë ambasadoren kroate, përcjellin shqetësimet për Specialen

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, ku kanë diskutuar rreth Gjykatës Speciale dhe trajtimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Sipas komunikatës së OVL-UÇK-së, në takim janë paraqitur shqetësimet lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, duke u dakorduar që ato të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë, e cila konsiderohet shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës.

Veteranët kanë shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e Kroacisë gjatë luftës në Kosovë dhe për qëndrimin pranë popullit kosovar në periudhat më të vështira.