#Lajme

Hoti: Vendimi i SHBA-së ishte i shmangshëm nëse Presidentja do të kishte vepruar sipas Kushtetutës

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë me pasoja afatgjata, nëse nuk ndryshohet kursi politik në vend.

Sipas Hotit, ky vendim do të ishte i shmangshëm nëse Presidentja Vjosa Osmani do të kishte përmbushur detyrimin kushtetues për të mbrojtur Kushtetutën, institucionet gjyqësore, prokurorinë, gazetarët, bizneset dhe komunitetet nga “sulmet e Kurtit dhe Vetëvendosjes”. Ai akuzoi Osmanin se në vend se të merrte përgjegjësi, ka heshtur ose është rreshtuar pas kryeministrit.

Hoti kujtoi se Kosova tashmë është nën masa financiare të BE-së për më shumë se dy vjet, ndërsa vendimi i SHBA-së përbën një tjetër “zile alarmi” për klasën politike dhe institucionale.

“Zilja ka rënë sërish dhe këtë herë më fuqishëm. Nesër, kur mund të jetë vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u paralajmërua. E njëjta zile kishte rënë edhe në fillim të vitit 2020, kur LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në para pozitave qeveritare”, tha Hoti.

Hoti: Vendimi i SHBA-së ishte i shmangshëm nëse Presidentja do të kishte vepruar sipas Kushtetutës

Mali i Zi kërkon hapjen e pikës