#Lajme

KQZ vazhdon fushatën informuese për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, përmes një fushate informuese që po zhvillohet në disa komuna të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, komisionet komunale të zgjedhjeve në Gjakovë, Mitrovicë të Jugut dhe Junik kanë mbajtur tryeza me përfaqësues të subjekteve politike, ku janë trajtuar çështje të rëndësishme të procesit zgjedhor.

Në këto takime është diskutuar për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta, votimin jashtë Kosovës, procedurat e votimit, nominimet dhe formulën e trupave menaxhuese të zgjedhjeve, si dhe për ecurinë e fushatës zgjedhore.

KQZ theksoi se pjesëmarrësit janë informuar në detaje për të gjitha fazat e procesit zgjedhor dhe janë inkurajuar të shpërndajnë informacionet në komunitetet e tyre, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare dhe përgatitjes për ditën e votimit.

KQZ vazhdon fushatën informuese për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Mali i Zi kërkon hapjen e pikës