Shqipëria hap edhe katër kapituj të rinj negociatash me BE-në, Rama: Një tjetër hap i madh drejt objektivit 2030
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë edhe katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me ftesë të Presidencës daneze të BE-së.
Sipas Ramës, kapitujt që do të hapen më 16 shtator lidhen me Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme, duke përfshirë fusha me rëndësi strategjike si transporti, energjia, rrjetet trans-evropiane dhe mjedisi.
Kreu i qeverisë theksoi se ky është një moment historik, pasi Shqipëria ka arritur të hapë 28 kapituj negociatash brenda vetëm 11 muajve – një ritëm që ai e cilësoi si rekord absolut në procesin e zgjerimit.
“Është vendosur një tjetër gur kilometrik në rrugën drejt synimit tonë për Shqipërinë në BE në vitin 2030”, deklaroi Rama.











