Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave në Ferizaj
Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave që dyshohen për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 25 korrik 2024 në fshatin Jezerc të Ferizajt, ndërsa deri tani të dyshuarit nuk janë identifikuar.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion rreth tyre në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Policia thekson se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.











