#Lajme

Rama propozon shkarkimin e Veliajt, Manastirliu kandidate për Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama, nga Asambleja e Partisë Socialiste, ka njoftuar nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës dhe ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidate për këtë detyrë.

Rama tha se situata në Bashkinë e Tiranës nuk mund të vazhdojë më tej pa një kryetar të votuar nga qytetarët dhe se zëvendësuesit nuk kanë legjitimitetin për të udhëhequr kryeqytetin. Ai theksoi se vendimi është i vështirë, por i domosdoshëm për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

“Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit aktual për t’i hapur rrugë një kryetari të ri të zgjedhur”, deklaroi Rama, duke falënderuar administratën aktuale për punën e bërë në muajt e fundit.

Rama propozon shkarkimin e Veliajt, Manastirliu kandidate për Bashkinë e Tiranës

Agim Ademi takon Luís Figo dhe Aljoša