#Sport

Agim Ademi takon Luís Figo dhe Aljoša Asanović në Tiranë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar sot në Tiranë dy legjenda të futbollit botëror, Luís Figo dhe Aljoša Asanović.

Takimi u zhvillua gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Ademi tha se ishte kënaqësi të takohej me ambasadorët e UEFA-s, duke i cilësuar si figura që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit.