#Lajme

KEDS përmirëson furnizimin me energji për mbi 100 banorë në Maxhunaj të Vushtrrisë

KEDS ka përfunduar një projekt në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku është instaluar një transformator i ri me rrjet përcjellës të tensionit të ulët dhe të mesëm. Ky investim ka përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji për mbi 100 banorë, duke siguruar një shërbim stabil dhe të besueshëm.

Banorët e Maxhunajt kanë përjetuar më parë probleme me furnizimin, ndërsa pas investimit, pajisjet funksionojnë normalisht. Projekti u realizua nga ekipet e mirëmbajtjes së KEDS-it, pa penguar përditshmërinë e banorëve, dhe synon të sigurojë stabilitet afatgjatë dhe zhvillim ekonomik lokal. KEDS konfirmon angazhimin për të avancuar infrastrukturën energjetike në çdo cep të Kosovës.