Prezantoi letërnjoftimin dhe patentë-shoferin të falsifikuara, serbit i refuzohet hyrja në Kosovë
Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb në pikën kufitare të Jarinjes, pasi ai prezantoi letërnjoftimin dhe patentë-shoferin që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Kosovë.










