#Lajme

Kusari-Lila: Nisma refuzon propozimin për nënkryetar të Kuvendit

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se Nisma Socialdemokrate ka refuzuar ofertën e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje për të propozuar një nënkryetar të Kuvendit.

Sipas Kusari-Lilës, oferta parashihte që Nisma të propozojë një prej dy deputetëve të saj për postin e nënkryetarit, duke respektuar rregulloren që përcakton gjininë e nënkryetarit në varësi të gjinisë së kryetarit të Kuvendit. Pas zgjedhjes së kryetarit Dimal Basha, Nisma nuk i është përgjigjur ofertës për të propozuar kandidatin e saj për nënkryetar.