#Lajme

Rrahje mes tre personave në Viti, sekuestrohet një pistoletë me gaz

Një përleshje fizike ka ndodhur dje në rrugën “UÇK” në Viti, ku tre persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. Personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e marra.

Sipas vendimit të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.