#Lajme

Të shtëna me armë në Podujevë, një burrë humb jetën në Llapashticë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 19:30, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur një burrë pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.