KQZ-ja certifikon listën me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 12 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot Listën e Votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, e cila përfshin gjithsej 2 milionë e 69 mijë e 99 shtetas të Kosovës me të drejtë vote.
Në mbledhjen e radhës, KQZ-ja miratoi katër procesverbalet e mbledhjes së kaluar, si dhe disa rekomandime që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor.
Ndër vendimet e marra ishte përcaktimi i formulës së këshillave të vendvotimeve, formula për ekipet e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, si dhe caktimi i numrit maksimal të votuesve për vendvotim – 950 në zonat urbane dhe 999 në zonat rurale.
Po ashtu, u miratua edhe rekomandimi për caktimin e numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht.











