Xhaka pas triumfit ndaj Kosovës: Një ndeshje e veçantë, fillim perfekt drejt Botërorit
Pas fitores bindëse të Zvicrës 4-0 kundër Kosovës në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026, Granit Xhaka ka reaguar përmes një postimi në Instagram.
Kapiteni i Zvicrës theksoi se përballja me Kosovën ka gjithmonë një domethënie të veçantë për të, ndërsa e vlerësoi suksesin si nisje ideale për rrugëtimin drejt Kupës së Botës.
“Gjithmonë një ndeshje e veçantë për mua. Mënyra perfekte për të filluar rrugën drejt Kupës së Botës”, shkroi Xhaka.










