Tahiri kritikon Osmanin pas masës së përkohshme të Kushtetueses për Kuvendin
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme që ndalon veprimet në Kuvend.
Ajo ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për heshtjen ndaj këtij rasti, duke thënë se si kryetare e shtetit duhet të ketë reagim.
“Gjykata Kushtetuese prapë foli, prapë bllokoi Kuvendin – presidentja ka mbyllur gojën – kur do të flasë populli? Populli është sovran, i takon ta marrë në dorë fatin e Kosovës përballë shkelësve të Kushtetutës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.










