Arrestohet 47-vjeçari në Mitrovicë, shtiu me armë pranë një marketi
Policia e Kosovës ka arrestuar një 47-vjeçar në Mitrovicë, i dyshuar se ka shtënë me armë zjarri në ajër pranë një marketi në rrugën “Fan Noli”, mbrëmjen e 2 shtatorit.
Në vendin e ngjarjes u sekuestruan dy gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit pas arrestimit te i dyshuari u gjet një pistoletë cal. 7.65 mm me një karikator të zbrazët.
G. C., gjatë intervistimit në prani të avokatit, pranoi veprën penale, duke deklaruar se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe se nuk kishte pasur qëllim ta drejtonte armën ndaj ndokujt.
Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.










